Barcelona refuzon 20 milionë euro nga Atletico Madrid për shërbimet e Griezmann

Antoine Griezmann vazhdon të jetë një rast te Atletico Madrid.

Për të mos shkaktuar detyrimin e blerjes të vendosur 40 milionë euro, “Colchoneros” po e përdorin atë me pikatore dhe po afron një betejë ligjore me Barcelonën, sipas të cilës detyrimi do të kishte nisur tashmë pas sezonit të parë në të cilin ai luajti shumë më tepër se 45 minuta në 50% të ndeshjeve.

Siç raporton “El Larguero”, javët e fundit madrilenët janë përpjekur ta mbyllin çështjen duke u ofruar katalanasve 20 milionë euro dhe duke marrë një jo të mprehtë si përgjigje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.09.2022 11:38