E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në kryeqytet.

Sipas informacioneve, rreth orës 21:35 te zona e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe po vijon puna për kapjen e tij./albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 23:00