“Ndërroi jetë në prehërin tim”, dëshmitari në Deçan rrëfen dhimbjen: E nxorra nga dritarja e autobusit (VIDEO)

Zeqë Malaj nga Gllogjani rrëfen historinë e një nxënësi, i cili vdiq nga sulmi me armë kundër autobuzit, së bashku me dy persona të tjerë.

Malaj tha se ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Ai tregon për Albanian Post, se njëri prej viktimave, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrë nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai./albeu.com/