Barcelona nuk mendon të vazhdojë gjatë me Bellerin, fokusohet tek Trent Alexander- Arnold

Sipas informacioneve të Todofichajes, Arnold është objektivi i madh i Barcelonës për të përforcuar krahun e djathtë.

Barcelona u përpoq gjatë merkatos që lam pas që të mbyllte  ardhjen e Azpilicuaetas, por në fund iu desh të kënaqej me një zgjidhje urgjente si ajo e Hector Bellerin.

Do të duhet të ndryshojnë shumë gjëra në mënyrë që ish-lojtari i Betis të vazhdojë në Camp Nou edhe vitin e ardhshëm, ndaj anglezi është alternativa e preferuar e blaugranave.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2025, Liverpool e vlerëson lirimin e tij me një minimum prej 80 milion €, një shumë që ata do të përpiqen ta ulin duke përfshirë një lojtar në operacion./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 17:17