Barcelona në “ankth”, Dembele ka një dëmtim të ri

Ousmane Dembele has sërish probleme fizike te Barcelona.

Sulmuesi francez ka një lëndim të ri, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Dembele i cili luajti titullar në El Clasicon e fundit të humbur me rezultat 2:1 ankohet në një lëndim në ijë.

Nëse konfirmohet shkalla e dëmtimit, Dembele do të mungojë për disa ndeshje, shkruan “Sport”.

Mungesa e tij do të peshojë tek skuadra e Barcelonës që është rikthyer në garë për titull në La Ligë.

Shtuar 13.04.2021 10:41