Përfshirja e emrit “Jordan Daci” në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka shkaktuar një keqkuptim publik, i cili ka marrë menjëherë përgjigje nga selia blu.
Pas deklaratës publike të avokatit të njohur Jordan Daci—i cili sqaroi se nuk është anëtar i PD-së dhe as kandidat, duke qenë se aktualisht është në garë për një post në Gjykatën Kushtetuese—ka ardhur reagimi zyrtar nga Drejtuesi i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela.
Të lidhura
None found
Në një koment publik drejtuar avokatit, siç shihet edhe në imazhin e siguruar WhatsApp Image 2026-05-30 at 17.55.05.jpeg, Lela ka sqaruar se bëhet fjalë për një rast të përputhje emrash dhe jo për përfshirje të avokatit pa dëshirën e tij në proceset politike.
Sipas Lelës, personi i propozuar është një aktivist dhe anëtar i Partisë Demokratike me të njëjtin emër, me banim në qytetin e Sarandës.
Reagimi i plotë i Alfred Lelës:
“Jordan, je shqetësuar pa u sqaruar!
Ka një Jordan Daci në Sarandë. Aktivist, anëtar i Partisë Demokratike. Nuk mund t’i ndallohej kandidimi vetëm se ka emrin tënd.
Me këtë parim Enver Hoxha nuk duhej bërë ministër i Kosovës se kish emrin e diktatorit!
Suksese në kandidimin për organet e drejtësisë!”
