Categories: sport

Barcelona e Flickut përballet me nëntë duele në 28 ditë

Pas ndërprerjes për ekipet kombëtare, Barcelona do të hyjë në një fazë shumë intensive. Nga data 22 nëntor e deri më 20 dhjetor, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të luajë nëntë takime brenda 28 ditëve, çka e vendos trajnerin gjerman përpara nevojës për të administruar me kujdes ngarkesën fizike të futbollistëve.

Katalanasit kaluan një periudhë të vështirë me disfata ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, por u përgjigjën me dy fitore me peshë kundër Aston Villas dhe Atletico Madridit.

Të lidhura

None found

Në sfidën me Atleticon, rikthimi i Eric Garcias dhe Andreas Christensenit i dha Flickut më shumë alternativa, ndërsa Jules Kounde dhe Dani Olmo vijojnë të mungojnë. Gjithashtu, Rodri po e shkurton kohën e rikthimit, kurse gjendja e Pau Cubarsit ende nuk është sqaruar plotësisht.

Maratona e Barcelonës hapet më 22 nëntor me ndeshjen kundër Villarrealit. Më pas vijnë takimet kundër Sabahut, Deportivo La Corunas, Atletico Madridit, Celta Vigos, Manchester Cityt, Malagas, një kundërshtari ende të papërcaktuar në Kupën e Mbretit dhe Real Sociedadit.

Dy duele dallohen në këtë kalendar. I pari është ai kundër Atletico Madridit më 2 dhjetor, një përballje e rëndësishme për La Liga-n. Pas fitores së fundit në “Metropolitano”, Barcelona e ka çuar në pesë pikë epërsinë ndaj madrilenëve, por ekipi i Diego Simeones mbetet një nga rivalët kryesorë në kampionat.

Takimi tjetër i madh është me Manchester Cityn më 8 dhjetor në Ligën e Kampionëve. Kjo sfidë mund të ndikojë shumë te synimi i Barcelonës për t’u renditur në tetëshen e parë të fazës së ligës dhe për të siguruar kualifikimin direkt në 1/8 e finales, pa u detyruar të luajë në play-off.

Në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka aktualisht nëntë pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, në një renditje ku diferencat janë tejet të ngushta. Skuadrat nga pozita e katërt deri në të dymbëdhjetën kanë të njëjtin numër pikësh, çka e bën çdo ndeshje të rëndësishme për klasifikimin përfundimtar.

Përveç Manchester Cityt, katalunasit do të kenë edhe dy përballje të forta më vonë në garë, kundër Portos dhe Comos. Për këtë arsye, pikët në takimet e ardhshme mund të jenë vendimtare për t’i shpëtuar plejofit.

Në këtë periudhë përfshihet edhe debutimi në Kupën e Mbretit, i planifikuar nga data 15 deri më 17 dhjetor. Barcelona dëshiron të shkojë sa më thellë në këtë kompeticion, pasi sezonin e kaluar u ndal në gjysmëfinale.

Me zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në shkurt, skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve duhet të përshpejtojnë kalendarin para mbylljes së vitit.

Kështu, Flickut i takon të menaxhojë minutat dhe gjendjen fizike të lojtarëve, sepse Barcelona do të luajë mesatarisht një ndeshje çdo tri ditë.

Pas kësaj maratone, skuadra do të ketë mundësinë të pushojë rreth dy javë gjatë festave të fundvitit. Deri atëherë, Barcelonën e pret një muaj që mund të peshojë shumë në rrjedhën e sezonit.

të fundit

Ndërhyrje me forcë e policisë ndaj qytetarëve të mbledhur pranë Komisariatit 1

Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e shoqëruar gjatë…

8 minutes ago

Besian Kutleshi, talenti me origjinë nga Kosova, e udhëhoqi Australinë drejt fitores ndaj Argjentinës në Botërorin U17

Besian Kutleshi ka qenë një prej figurave kryesore të Australisë në fitoren 2-0 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e parë të…

16 minutes ago

Harry Kane sheh ngjashmëri me Karim Benzeman: Ja si luajmë njësoj

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka zbuluar ngjashmëritë që sheh mes stilit të tij të lojës dhe atij të…

16 minutes ago

Seanca për buxhetin në Kuvend ndërpritet për pak minuta pas ndërprerjes së energjisë

Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…

18 minutes ago

A po i kthehen rolet tradicionale? Studimi britanik zbulon se një në tre meshkuj të rinj mendon se burri duhet të vendosë i fundit në familje

Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…

20 minutes ago

Çfarë tregojnë sytë kur dikush fsheh të vërtetën – tri sinjale të identifikuara nga një studim gjerman

Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…

20 minutes ago