Categories: sport

Teherani i parashtron Uashingtonit pesë kushte

Barcelona po kalon një fillim sezoni të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Hansi Flickut, paraqitje që ka impresionuar edhe Diego Simeonen, trajnerin e Atletico Madridit.

Të lidhura

None found

Edhe pse zakonisht përqendrohet te ekipi i tij, tekniku argjentinas këtë herë foli me superlativa për lojën e katalanasve gjatë një interviste për ESPN.

“Të krijohet përshtypja se ata po luajnë një sport tjetër nga ne”, tha Simeone, duke e cilësuar skuadrën e Flickut si “barbare”.

Barcelona ka regjistruar tetë fitore radhazi në të gjitha garat që nga nisja e sezonit të ri, duke vendosur një rekord të ri të klubit.

Simeonen e ka lënë veçanërisht të befasuar forca e sulmit të Barcelonës, ku ai veçoi Lamine Yamal, Raphinha, Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi.

“Ata nuk kishin një numër nëntë, ndërsa papritur Raphinha shfaqet dhe shënon 12 gola në shtatë ndeshje. Yamali ka shtatë gola. Janë shifra të pabesueshme”, deklaroi ai.

Sipas trajnerit të Atletico Madridit, ekipi katalanas e vendos kundërshtarin nën presion të vazhdueshëm, duke e detyruar të qëndrojë në gjysmën e vet dhe duke mos i lënë hapësirë për të reaguar.

“Barcelona ka krijuar një skuadër që të shtyn në gjysmën tënde të fushës dhe ta kufizon kohën në dispozicion. Ata nuk druhen të rrezikojnë, edhe nëse herë pas here mund të pësojnë gol”, u shpreh Simeone.

Argjentinasi ishte i qartë edhe në vlerësimin e tij për hierarkinë aktuale në kampionat.

“Për momentin, duke u bazuar në atë që po tregojnë, ata janë më të mirët dhe përbëjnë skuadrën më të mirë në ligë”, përfundoi Simeone.

të fundit

Tension në protestën para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë dhe policia përdor autobotet me ujë

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë. Ndërsa autobotet të tjerë ujëhedhës, po vendosën pranë protestuesve për t’i larguar.…

50 seconds ago

Hafir Hoxha i kërkon AAK-së të përdorë lidhjet e saj për afrimin e Kosovës me NATO-n

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…

3 minutes ago

VIDEO/ Pas Rey Manajt, shkëlqen edhe Klisman Cake: goli i parë sezonal i dhuron fitoren Akhmat Groznyt

Klisman Cake gjeti golin e parë sezonal në ndeshjen që Akhmat Grozny fitoi 1-0 përballë Rodinas, e vlefshme për javën…

8 minutes ago

Samir Ujkani në “Arena e Yjeve”: Nga afrimet te Kosova dhe puna e Fodës te synimi për Euro 2028

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor…

8 minutes ago

Bebe nis aventurën te CD Teruel në kategorinë e tretë spanjolle, tifozët e Unitedit e votuan si transferimin më të dështuar

Që nga fillimi i këtij shekulli, Manchester United ka bërë disa transferime të diskutueshme, por largimi i Sir Alex Fergusonit…

8 minutes ago

Të shtëna në Krakovë të Polonisë, pesë të vrarë dhe rreth 10 të plagosur; policia qëllon të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovës në Poloni, ku të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor…

9 minutes ago