Besian Kutleshi ishte një nga protagonistët kryesorë të kombëtares australiane në triumfin 2-0 kundër Argjentinës, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Kupës së Botës U17.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova mbajti shiritin e kapitenit në sfidën e zhvilluar në Doha të Katarit dhe qëndroi në lojë deri në minutën e 81-të.
None found
Kutleshi shihet si një nga talentet më të spikatur të futbollit australian. Edhe pse mund të mbulojë disa role në repartin e mbrojtjes, ndaj Argjentinës u vendos në mesfushë, ku e udhëhoqi skuadrën si kapiten.
Në nivelin e të rriturve, 17-vjeçari ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë.
Në gusht të vitit 2024, ai u bë lojtari më i ri që debutoi me ekipin e parë të Western United, pasi kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale në moshën 15-vjeçare.
Një vit më vonë, si 16-vjeçar, Kutleshi u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë me Melbourne City, klubi ku ai luan aktualisht.
Pas ndeshjeve të para, Australia dhe Mozambiku kryesojnë grupin me nga tri pikë secila. Mozambiku shënoi një fitore bindëse 4-0 kundër Danimarkës.
Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e shoqëruar gjatë…
Barcelonën e pret një periudhë jashtëzakonisht e ngarkuar pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar. Nga 22 nëntori deri më 20 dhjetor,…
Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka zbuluar ngjashmëritë që sheh mes stilit të tij të lojës dhe atij të…
Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…
Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…
Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…