Barcelona po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit në La Liga. Fitorja e arritur këtë të shtunë në La Cartuja i siguroi skuadrës së Hansi Flick triumfin e nëntë radhazi në kampionat, duke e vendosur në kuotën e një rekordi historik të Real Madridit.
Sipas Marca, katalunasit kanë barazuar serinë prej nëntë fitoresh radhazi në startin e sezonit, rekord të cilin madrilenët e vendosën në edicionin 1968/69.
None found
Real Madridi i asaj kohe, nën drejtimin e Miguel Muñozit, fitoi nëntë ndeshje radhazi, ndërsa seria u ndërpre në javën e dhjetë me një barazim 0-0 ndaj Pontevedrës.
Pas suksesit të fundit në Sevilla, Barcelona do të ketë mundësinë ta vendosë një rekord të ri në sfidën e ardhshme të kampionatit.
Përballë saj do të jetë Real Madridi, në një tjetër edicion të El Clásicos. Sipas kalendarit të përmendur, ndeshja do të luhet të dielën, më 25 tetor, në Camp Nou.
Skuadra e Flickut ka qenë bindëse edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka marrë dy fitore ndaj Feyenoordit dhe Galatasarayt. Forma e lartë në repartin ofensiv ka qenë një ndër faktorët kryesorë të këtij fillimi sezoni për katalunasit.
Megjithatë, Barcelona tani e pret një kalendar veçanërisht i ngarkuar, me dy ndeshje të vështira radhazi. Të martën e ardhshme, ajo do të përballet në transfertë me Paris Saint-Germainin, kampionin aktual të Evropës, të drejtuar nga Luis Enrique.
Pas kësaj sfide, të gjithë sytë do të jenë te El Clásico. Barcelona do të synojë të ruajë serinë e fitoreve, por edhe të kalojë rekordin e vendosur nga rivali i saj i përjetshëm.
Një fitore ndaj Real Madridit do të ishte një nxitje e rëndësishme për ekipin e Flickut në garën për titullin e La Ligës.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një pretendim lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se dy ditë më…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë hyrë në ditën e pestë, ndërsa tensionet në kryeqytetin Tiranë…
Edi Rama: Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë…
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me…
Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome, ndërtesa dhe automjete të përfshira nga flakët. Dita e pestë e protestës kundër qeverisë në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do shitet me…