Barcelona i ka përcjellë trajnerit Hansi Flick mesazhin që të mos komentojë rikthimin e Jose Mourinhos në drejtimin e Real Madridit, raporton media spanjolle.
None found
Sipas Diario SPORT, drejtuesit katalanas i kanë rikujtuar teknikut gjerman tensionet e krijuara gjatë periudhës së parë të Mourinhos në Madrid, mes tyre përplasjet me Pep Guardiolën dhe incidentin e bujshëm me ish-zëvendësin e Barcelonës, Tito Vilanovën.
Udhëzimi i klubit ka qenë i drejtpërdrejtë: Flicku nuk duhet të flasë as për Mourinhon, as për Real Madridin.
Trajneri i Barcelonës duket se po e zbaton këtë kërkesë. Para sfidës së parë të kampionatit kundër Elches, ai u pyet për portugezin, por zgjodhi ta mbyllte menjëherë diskutimin.
“A luajmë nesër kundër Real Madridit? Atëherë më pyesni për Elchen”, u përgjigj Flick.
Ndërkohë, Mourinho ka bërë tashmë komente për Barcelonën pas rikthimit në stolin e skuadrës madrilene. Flicku, megjithatë, nuk ka shfaqur gatishmëri për t’iu bashkuar përplasjes verbale mes dy klubeve.
Ky qëndrim pritet të ruhet edhe në vazhdim, ndërsa tekniku i Barcelonës do të tregohet i rezervuar sa herë që në konferencat për shtyp të shfaqet tema e Mourinhos ose e Real Madridit.
Megjithatë, afrimi i El Clasicos pritet t’i bëjë të pashmangshme pyetjet lidhur me trajnerin portugez.
Në këtë mënyrë, Barcelona synon të mos i ofrojë Mourinhos hapësirë për të provokuar një tjetër polemikë.
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat…
Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…