Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka folur për ngjashmëritë që vëren mes mënyrës së tij të lojës dhe asaj të ish-sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.
Kapiteni i Anglisë e konsideron francezin një lojtar të nivelit të lartë, duke nënvizuar se kontributi i tij në lojën e ekipit shkon shumë përtej rolit klasik të një sulmuesi që qëndron vetëm në zonë.
None found
“Karim është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam admiruar gjithmonë shumë. Ajo që bëri te Real Madridi në vitin 2022 ishte vërtet mbresëlënëse”.
“Ai di të tërhiqet në mesfushë dhe të luajë gati si numër dhjetë, duke kontrolluar ritmin dhe duke u paraqitur në zonë në çastin e duhur”, tha Kane.
Sulmuesi anglez pranoi se, edhe pse kanë karakteristika fizike të ndryshme, të dy ndajnë shumë ngjashmëri në leximin e lojës, gjetjen e hapësirave dhe vullnetin për të ndihmuar shokët e skuadrës.
“Kemi profile fizike disi të ndryshme, por për sa i përket inteligjencës futbollistike, gjetjes së hapësirave të lira dhe dëshirës për të ndihmuar lojtarët rreth nesh, shoh shumë ngjashmëri në mënyrën si luajmë. Të dy kemi dëshmuar se nuk është e domosdoshme të qëndrosh gjithnjë brenda zonës së penalltisë për të shënuar gola”, u shpreh ai.
Kane sqaroi se shpesh krijon raste pikërisht kur lëviz më thellë, pasi në atë zonë nuk ndiqet aq ngushtë nga mbrojtësit kundërshtarë.
“Shpesh krijoj raste kur zbres më thellë, sepse aty nuk më markojnë aq ngushtë. Golat vijnë kur tërhiqem prapa dhe e lë aksionin të zhvillohet. E gjej veten në zonën e numrit dhjetë dhe, kur kundërshtari mbyllet, godas nga jashtë zone. Kjo është një prej pikave të mia më të forta”, shtoi anglezi.
Në fund, Kane përmendi sezonin e kaluar si dëshminë më të mirë të këtij stili loje, duke pohuar se kishte shënuar 73 gola, gati dyfishi i numrit që kishte arritur në çdo sezon tjetër të karrierës së tij.
Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e shoqëruar gjatë…
Barcelonën e pret një periudhë jashtëzakonisht e ngarkuar pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar. Nga 22 nëntori deri më 20 dhjetor,…
Besian Kutleshi ka qenë një prej figurave kryesore të Australisë në fitoren 2-0 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e parë të…
Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…
Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…
Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…