Barcelona “dridhet” nga Elche, e shpëton talenti i ardhur nga stoli (VIDEO)

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga përballë Elche-s në Camp Nou. Ndeshja e cila u zhvillua në kuadër të javës 17 u mbyll me rezultatin e ngushtë 3-2.

Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin me Jutgla në minutën e 16,  dhe më pas një super gol i Gavi-t do të dyfishonte në minutën e 19.

U duk se Barcelona edhe pse me shumë të rinj po funksiononte perfekt dhe fitorja ndaj Elche-s nuk do të vihej më në diskutim.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të katalanasve, ndërsa e dyta nis më mirë për miqtë që ndryshojnë shumëçka në skuadër.

Do të mjaftonin vetëm 2 minuta që Barcelona të rrëzonte gjithçka që kishte ndërtuar deri në ato momente. Fillimisht Tete Morente në të 62’ dhe më pas Milla në të 63’ do të rikthenin barazpeshën duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të Xavi-t.

Spanjolli menjëherë nis me ndryshimet në skuadër duke inkuadruar sulmuesit De Jong dhe Nico. Do të ishte pikërisht Nico “heroi” i mbrëmjes pasi do të rikthente avantazhin për të tijët në minutën e 85, falë një asisti të Gavi.

Pas kësaj fitoreje të vuajtur, Barcelona ngjitet në vendin e 7 me 27 pikë, ndërsa Elche në vendin e 16 me 15 pikë.

/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 20:25