Për Ilkay Gundogan janë interesuar dy klubet kryesore evropiane.
Mesfushori 31-vjeçar mund të largohet nga Manchester City për shkak të pakënaqësisë që në fund të sezonit të kaluar nuk hynte gjithmonë në formacionin titullar.
Mesfushori i kombëtares gjermane është piketuar nga Barcelona dhe Juventus. Të dy klubet po monitorojnë situatën e tij, raporton Tuttosport duke cituar Bild.
Gundogan dëshiron të gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht përpara Kupës së Botës 2022. /albeu.com/