Barcelona dhe De Jong në “luftë”? Klubi kërcënon mesfushorin me një letër

Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Frenkie de Jong po kalon një moment të vështirë, por askush nuk mund ta imagjinonte se klubi do të arrinte deri në atë pikë sa bordi të kërcënojë me një letër futbollistin se do t’ia prishë kontratën dhe do ta çonte në gjykatë, sipas gazetarit David Orstein.

Një veprim i cili sipas Evgeni Lavchenko, president i Sindikatës së Lojtarëve në Holandë, mund të konsiderohet “zhvatje” dhe po monitorohet nga sindikata botërore e lojtarëve, FIFPRO.

Ideja e Barcelonës është të anulojë kontratën që De Jong nënshkroi me bordin e Bartomeu më 20 tetor 2020 me të cilën lojtari holandez zgjati kontratën deri në vitin 2026 në këmbim të uljes së pagës për 3 sezoni, 2020/2021/2022.

Një marrëveshje e ngjashme me atë që Ter Stegen, Pique dhe Lenglet mbyllën po ashtu në atë kohë.

Bordi aktual i Barcelonës konsideron se kushtet e rinovimit janë të paligjshme dhe me letër lojtari u kërcënua se do ta çonte kontratën në gjykatë për ta ndërprerë atë, megjithëse atij iu dha mundësia e një marrëveshjeje miqësore  që konsistonte në kthimin e De Jong në kushtet e kontratës që nënshkroi në vitin 2019.

Ndërkohë avokatët e lojtarit nuk e fshehin shqetësimin e tyre për qëndrimin e bordit të Laportës. Ata e konsiderojnë veten nën presion të jashtëzakonshëm për ta lënë klubin në destinacionin që vendos Barcelona dhe kërkojnë të drejtën e tyre për të qëndruar në Barça, që është opsioni i preferuar i Frenkie dhe nëse largohen do të jenë ata që vendosin destinacionin./albeu.com