Edhe pse rinovimi i Gavi nuk mund të përfundonte para fundit të këtij viti, gjithçka tregon se para marsit të ardhshëm Barcelona do të shpallë me bujë të madhe përmirësimin e kontratës së një prej futbollistëve të saj më të mirë sot.
17-vjeçari, autor i golit të fitores ndaj Elches këtë të shtunë, i përfundon kontratën aktuale në vitin 2023, por të dy palët tashmë janë në bisedime për ta zgjatur edhe për pesë sezone të tjera, që do të thotë se talenti i akademisë do të nënshkruajë një kontratë me datë skadence 30 qershor 2028, një nga më jetëgjatët.
Paraqitja e futbollistit i ka habitur të gjithë dhe duke qenë një ndërkombëtar absolut me Spanjën, ishte koha për të rishikuar së shpejti dosjen e tij, pasi janë disa klube të mëdha që kanë marrë në sy, si Bayern apo Chelsea, ndër të tjera.
Lojtari nuk mendon për një ekip tjetër që nuk është Barcelona, por me këshilla të mira nuk dëshiron t’i thotë po propozimit të parë që i vihet në tryezë. /albeu.com