Barça,Laporta: Situata me Koeman ishte e padurueshme

Në një konferencë për shtyp , Laporta prezantoi tranjerin e ri të përkohshëm tek Barcelona, Sergi Barjuan.

Laporta e hapi kështu konferencën për shtyp duke folur për Koeman:

 

“Dua të falënderoj Ronald Koeman, i cili largohet nga Barcelona me një Copa del Rey në tabelën e buletinit. Fakti që ai nuk qëndroi më gjatë këtu është Lidhur me rezultatet, situata tani ishte e padurueshme dhe e kuptuam që duhej të vepronim. Sergi do të marrë drejtimin e ekipit të parë, ne e vlerësojmë shumë punën e tij dhe ai meriton gjithë besimin tonë”.

“Është e vërtetë, ne mund të kishim vendosur para shkarkimit të Koeman, unë e marr vetë të gjithë përgjegjësinë. Nëse shikojmë rezultatet, pas konfirmimit të Koeman mundëm Dynamo Kiev dhe Valencia, por si thashë Situata tani ishte e padurueshme. Ne ishim të zhytur.”

Më pas Laporta ka folur dhe për Xavin ku është shprehur se ka komunikuar me të dhe momentalisht është në pritje.

Nëse një ditë Xavi do të bëhej drejtuesi i Barcelonës, Laporta tha se do ua lej në dorë drejtuesve sepse tek ata ka besim total./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 13:48