Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është në interes të katër klubeve të mëdha evropiane.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Inter, Atletico Madrid, Barcelona dhe PSG kanë qenë në kontakt me agjentin e argjentinasit për një nënshkrim të mundshëm të lojtarit në verë si lojtar i lirë.
Në ditët në vijim ka mundësi të zhvillohen takime për të ardhmen e Dybala.
Këtë sezon, sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 8 gola në 21 ndeshje në Serinë A. /albeu.com/