A do të bjerë borë në natën e Vitit të Ri? Zbulojeni tani

Nesër dhe në ditën e fundit të këtij viti, pra ditën e premte me 31 dhjetor, do të ketë mot kryesisht me vranësira e diell dhe më butë.

Gjatë ditës së nesërme, pra të enjten me 30 dhjetor moti kryesisht me vranësira. Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite reshje të dobëta shiu. Në natën e vitit të Ri do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e aty këtu me mundësi për riga lokale shiu. Por borë nuk do të ketë.

Temperaturat minimale për këto dy ditë do të sillen nga -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet nga 9 deri 12 gradë Celsius.

Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/


Shtuar 29.12.2021 22:37

Tags: ,