Barazimi ndaj Brighton, Tuchel: Jemi të lodhur, na duhet pushim

Chelsea ka barazuar ndaj Brighton të martën në mbrëmje për të vazhduar formën e dobët që i ka lënë ata të dalin jashtë garës për titull.

Thomas Tuchel e pranoi se nuk ka gëzim në Chelsea pasi skuadra dështoi të fitojë një ndeshje ligë për herë të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit pas barazim 1-1 ndaj Brighton.

Trajneri gjerman ka thënë se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe të pakënaqur, pasi kishin nevojë për një pushim.

Chelsea, dikur në garë për titull, tani është 12 pikë prapa Manchester Cityt me një ndeshje më shumë të luajtur.

“Edhe në reagimin e golit që ne e shënuam, mund të shihni se jemi të lodhur. Ishte të lehtësuar por nuk kishte gëzim”.

“Ne dukemi të lodhur dhe jemi… E shihni që jemi të lodhur mendërisht. Na duhen disa ditë pushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”, deklaroi trajneri.

Lukaku dhe Ziyech u panë duke u grindur në pjesën e parë,  ndëra trajneri shtoi se kjo është normale. /albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 08:33