Ballkani refuzon ofertën e fundit të New York Cityt për Lumbardh Dellovën

Ballkani e ka refuzuar ofertën e fundit të klubit amerikan New York City për mbrojtësin Lumbardh Dellova.

Klubi amerikan kishte dërguar tri oferta të ndryshme, duke rritur shumë çdo herë, ku e fundit ishte 500 mijë euro dhe 20 për qind nga shitja e ardhshme për kartonin e lojtarit, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër kontrata për lojtarin ishte e jashtëzakonshme, për çka edhe Dellova ishte pajtuar për kalimin e tij.

Por edhe përkundër insistimit të New York Cityt, drejtuesit e Ballkanit i kanë refuzuar të gjitha ofertat për lojtarin, pasi duan ta mbajnë deri në fund të këtij kampionati.

Dellova ishte gati për hapin tjetër të madh, duke parë edhe moshën e tij, tani 25 vjeç.

Për reprezentuesin kosovar interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Astana, Viktoria Plzen, Ludogrest dhe Universiteta Craiova, me këta të fundit që ofruan 200 mijë euro.

Paraqitjet e mira me Ballkanin dhe Kosovën kanë bërë që lojtari të këtë oferta në tavolinë.

Gjithashtu te Ballkani ka oferta edhe për futbollistët e tjerë si Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba, Armend Thaqi e Edvin Kuc, por deri më tani asnjëri nuk është lejuar të largohet. /Telegrafi/


Shtuar 17.01.2024 16:56