U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Kosovës.
Në fushë zbritën Ballkani i Ilir Dajës dhe kampionët në fuqi të Prishtinës, që regjistruan fitore të rëndësishme respektivisht përballë Feronikelit dhe Ulpianës së Edlir Tetovës.
Skuadra nga Suhareka shpërtheu me 6 gola në dueli ndaj Feronikelit të vendit të fundit, duke u rikthyer kështu te fitorja pas humbjes ndaj Malishevës.
Fitorja e dytë radhazi edhe për bardheblutë e Prishtinës, ndaj Ulpianës, me rezultatin 2-0 falë golave të Zybës dhe Mankendës.
REZULTATET:
BALLKANI-FERONIKELI 6-0
Thaqi 8’, Korenica 37’, Baftiu 41’ Zeka 59’, Potoku 78’, 90+5’
PRISHTINA-ULPIANA 2-0
Zyba 53’, Mankenda 58’.