Ballkani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Ballkani nuk ka mundur të kalojë pengesën Santa Coloma, skuadrën nga Andorra, pavarësisht triumfit 2-1 në transfertë në ndeshjen e parë, duke u mundur në kthim pas gjuajtjeve të penalltive. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja i kanë dhënë kështu lamtumirën Championë që në raundin e parë me një rezultat 6-5 pas ekzekutimit të penalltive.

Një mundësi e humbur për kampionët e Kosovës, të cilët pas suksesit 2-1 në ndeshjen e parë ishin superfavoritë në kthim, por u goditën që në minutën e 38-të, moment në të cilin sulmuesi Adetunji u ndëshkua me karton të kuq.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej pa gola në këtë sfidë, në minutën e 90’+2, autogoli i Hamidit kaloi në avantazh miqtë dhe ndeshja shkoi në shtesë. Skuadra nga Andorra shënoi një tjetër gol me anë të Franco de Jesús 102′, por Hamidi 109’ hapi përsëri kualifikimin me golin e shënuar, me 120 minuta që u mbyllën me rezultatin 2-1 në favor të Santa Coloma(rezultati i përgjithshëm 3-3).

Sfida shkoi te penalltitë, por gabimet e Emerllahut dhe Thaqit i dhanë mundësinë skuadrës së Santa Coloma të kalojë në raundin tjetër të Champions. Ballkani do të vazhdojë në Conference League, në raundin e dytë.


Shtuar 16.07.2024 19:58

Tags: