Ballist Morina në pranga? Berisha: Rama me urdhër të Beogradit ka arrestuar superfansin e Kombëtares

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se tifozi i zjarrtë i Kombëtares Ballist Morina që mbahet mend për dronin në Serbi është arrestuar në Shqipëri.

Sipas Berishës, Rama e ka arrestuar Morinën me urdhër të Beogradit, teksa bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Theksojmë se ende nuk ka asnjë informacion nga autoritet shtetërore në lidhje me këtë pretendim të Berishës, por një njoftim nga faqia e Ismail Morinës në “facebook” për ndalimin e tij në Kukës gjithashtu po qarkullon në media.

Postimi i plotë:

Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb /albeu.com