Babai i Frenkie “ngadalëson” largimin e tij nga Barcelona

Frenkie de Jong është një nga futbollistët më të kritikuar në ecurinë e dobët të rezultateve të FC Barcelona , ndaj dhe vazhdimësia e mesfushorit holandez te Can Barça është vënë në pikëpyetje.

Babai i lojtarit është intervistuar në gazetën AD , ku ka deklaruar se “Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e shkëlqyer për Frenkie mund të ndihmojë , por unë nuk shoh që kjo të ndodhë“.

Ndonëse, për momentin, duket se i mbyll derën një largimi nga Frenkie, ai gjithashtu pranoi se  “pesë klubet më të mira evropiane kanë thirrur” . /albeu.com


Shtuar 13.12.2021 22:26