Ortek në Qafë Thorë, ARRSH: Po punohet për zhbllokimin e rrugës

Në Qafë Thorë për shkak të borës së madhe është krijuar një ortek që ka bllokuar rrugën.

Autoriteti Rrogor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se po punohet dhe do të punohet derisa rruga të hapet.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, thuhet në njoftimin e ARRSHA./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 22:36