Berisha i përgjigjet Bashës për 21 janarin: Ai jeton në tmerre të pafundme shpirtërore

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me deklaratën e se mund të kishte vepruar sot si Berisha më 21 janar 2009, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Berisha tha te Syri TV se, Basha është i pashpresë dhe se jeton në tmerre të pafundme shpirtërore

Ai është i pashpresë. Fytyra e tij flet më shumë. Nuk e ke marrë vesh ti çfarë ndodh në parlament. Vjedhjet e Ramës ia veshën Erion Braçes. Aty ka një marrëveshje midis tyre të mahnitshme për akuza. Ky është një aset i Edi Ramës. Ai jeton në tmerre të pafundme shpirtërore. Sot garda dhe jo vetëm kishin grumbulluar rreth tij njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Kishin dhe kundragaze përreth. Si shkoi Berisha? Shkoi me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe u prit në mënyrën më të përzemërt nga secili person që ndodhej në kafene apo oborr. Kurse veprimet e tij. Betejat me brava, me dyer, bastisje, sidomos të FRPD-së. Nxjerrjen e gardistëve, njeri prej të cilëve është dhe familjar i shefit të shtabit të gardës. Ky përjeton një tmerr pafund. Ndaj dhe i them, jepi fund tmerrit tënd, sepse kështu shqiptarët do të mahniten gjithnjë e më shumë me marrëzinë e tij. Nuk mund të kujtoj këtu se është i ndjerë. Por ata që mbajnë mend kryetarin e partisë ekologjike, duket lule para Lulzim Bashës”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 13.12.2021 22:24