De Biasi që bëri historinë duke kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori, në fund të sezoni do largohet nga stoli Azerbajxhanit.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Federata e Futbollit të Azerbajxhanit nuk ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën De Biasit dhe asistentit Benny Carbone.
Kështu, De Biasi shumë shpejtë do jetë pa skuadër, derisa ishte i lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës.
Tekniku italian gjithashtu është i hapur që do ta drejtojë “Dardanët”, por nuk dihet nëse FFK e pëlqen trajnerin.