Arsenali është gati të dëgjojë oferta për Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi gabonez do të përfshihet në Kupën e Afrikës këtë muaj, por ai ka qenë jashtë projektit të Arsenalit për një muaj.
Trajneri Mikel Arteta, pasi ka hequr shiritin e kapitenit për arsye disiplinore, e ka përjashtuar nga 6 ndeshjet e fundit.
Megjithatë, Arsenali ia doli shumë mirë pa të. Me një kontratë që skadon për 18 muaj dhe që është më i paguari në skuadër me 350,000 paund në javë, Aubameyang duhet të shitet sa më shpejt të jetë e mundur.
Newcastle duket se është klubi që ka shanset më të mira për t’u afruar sot, ideja është ajo e një huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 20 milionë funte. /albeu.com/