Atletico Madridi, “tifoz i zjarrtë” i Newcastle në Premier League

Kieran Trippier vendosi të largohej nga Atletico Madrirdi këtë merkato dimërore për arsye personale dhe kjo bëri që ai të bashkohej me Newcastle.

Operacioni u mbyll me gati 15 milionë euro, shumë larg nga 30 që kërkoi skuadra e rojiblanco në verë. Megjithatë, sipas shtypit anglez, ekziston një klauzolë që mund t’i bëjë colchoneros të marrin edhe 14.3 milionë shtesë.

Të lidhura

None found

Nëse Newcastle nuk bie nga kategoria , ata do të duhet ta paguajnë atë shumë si pjesë e marrëveshjes. Atletico do të jetë një tifoz i Magpies këtë sezon.

Megjithatë, media të tjera britanike, pasi u konsultuan me Newcastle, pohojnë se transferimi u mbyll në ato 14.3 milionë, plus 3.5 si variabla të mundshëm . r.t/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 13:01