Atletico Madrid në garë për yllin e Man.United

Atltico Madrid është i interesuar për sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial. Sipas ‘Eurosport’, klubi madrilen do të interesohet në fund të muajit për futbollistin 26-vjeçar për të zbuluar se si është situata e tij.

Përveç kësaj, kjo media pohon se skuadra angleze do të përfitonte nga ky interes për lojtarin për të bërë një shkëmbim.

Me fjalë të tjera, United planifikon të pyesë Atleticon nëse ka opsionë që mund të jenë pjesë e operacionit për shkëmbimin e lojtarëve. /albeu.com


Shtuar 15.12.2021 09:22