Atalanta ka arritur të marrë një rezultat pozitiv ndaj Sampdorias në Bergamo.
Zikaltërit e Gasperinit kanë fituar me rezultatin e pastër 4-0 në shtëpi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ku shënues ishin Pasalic në minutën e 6-të dhe Koopmeiners në minutën e 29-të.
Atalanta ka menaxhuar pa problem të gjithë ndeshjen ku statistikat flasin vet në favorin e tyre.
Pjesa e dytë nuk pati befasi pasi Atalanta shënoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të me anë të Koopmeiners, një dopietë e tij personale në këtë sfidë.
Nuk mund të mungonte as ylli ukrainas, Miranchuk i cili shënoi golin e katërt në minutën e 86-të.
Atalanta tashmë renditet në vendin e pestë me 47 pikë./ h.ll/albeu.com