Asllani “karikohet”, ndaj Lecces pritet të jetë ai titullar

Te Interi ka rrezik të fillojë sezoni i ri pa regjisorin më të mirë të mesfushës, Marcelo Brozovic.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, mesfushori iu nënshtrua testeve të reja dhe lodhja muskulore në pulpën e djathë vazhdon të mbetet dhe kështu ai nuk do të rrezikohet për ndeshjen e parë ndaj Lecces.

Nëse ai rikuperohet deri në fundjavë, do të aktivizohet, në të kundërt do të jetë Kristjan Asllani i cili do të komandojë mesfushën zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.08.2022 12:30