Asllani e Roshi në një mendje: Ndeshje shumë e mirë, duhet të fitonim

Odise Roshi dhe Kristjan Asllani, titullarë në duelin kundër Gjeorgjisë, kanë folur pas ndeshjes për Supersport. Anësori fierak fillimisht tha: “Doja të thoja që ishte një ndeshje shumë e mirë, jemi koshient që e dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekipi të mirë fizikisht. Kishim raste të mira për të shënuar. Jemi të mërzitur, duhej fitorja”.

“Roli në fushë? Të gjithë e dimë që unë i përshtatem 4-4-2, por e rëndësishme është të luash dhe të japësh më të mirën. Me 3-5-2 duhet të sakrifikosh E rëndësishme është që luajtëm një ndeshje pozitive.”

“Moduli 3-5-2? Tani duhet t’i besojmë trajnerit, ai e di se çfarë hedh në fushë. Lojtarët si Asllani, Çekiçi bënë mirë. Skemën e di trajneri dhe me të kemi luajtur kështu shpesh.”

 

ASLLANI – Mesfushori Empolit, më pas deklaroi: “Është emocion unik, besoj se bëra gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt.

Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri.”

“Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin.Për mua ekipi është shumë i fortë dhe sot ë bëjmë shumë gjëra të bukur në të ardhmen.”

“Transferimi te Milani? Nuk i di zërat, nuk më interesojnë, jam i përqendruar te Empoli dua të mbijetoj në Serinë A dhe të qëndroj atje”, u shpreh në fund mesfushori. /h.ll/albeu.com


Shtuar 29.03.2022 21:45