Nigeria nuk kualifikohet për në Katar 2022, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka (VIDEO)

Sot është luajtur ndeshje midis Nigerisë dhe Ghanës ku rezultati final ishte 1-1 dhe Ghana ka arritur të kualifikohet për fazën tjetër falë golit në fushën kundërshtare.

Por ky dështim i Nigerisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka bërë që tifozët e saj të tërbohen dhe të futen në fushën e lojës duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

Policia është detyruar të ndërhyjë me gazra lotsjellës për të shpërndarë tifozët. /h.ll/albeu.com