Arsenali është duke kaluar një moment shumë të mirë në Premier League, pasi ka regjistruar fitoren 3 radhazi.
“Topçinjtë” mposhte Leeds United në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin e thellë 1-4.
Me Aubameyang të dënuar, Martinelli ka shpërthyer duke bërë që mungesa e ish-kapitenit mos të ndjehet. Braziliani shënoi dy gola, fillimisht në të 16’ dhe më pas në të 28’, duke e nisur ndeshjen në mënyrë fantastike.
Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Saka do të shënonte edhe golin e 3, saktësisht në minutën e 42 për t’i vendosur “kapakun” takimit.
Në pjesën e dytë vendasit ngjallin një “fije” shprese pasi Raphinha kthen në gol një penallti në minutën e 75, por vetëm kaq. Miqtë do të shënonin edhe golin e 4 me Smith Rowe në minutën e 84 për të vulosur gjithçka.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në zonën Champions, pasi pozicionohet në vendin e 4 me 32 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët direkt, ndërsa Leeds pozicionohet në vendin e 16 me 16 pikë. /albeu.com