Arsenali hoqi dorë nga Malick Fofana pas dyshimeve të Mikel Artetas

Arsenali nuk e çoi përpara transferimin e anësorit belg Malick Fofana, pasi Mikel Arteta nuk krijoi bindjen e plotë se lojtari do të përshtatej me kërkesat e Ligës Premier.

Të lidhura

None found

Sipas The Athletic, klubit londinez i ishte ofruar mundësia për të firmosur me 21-vjeçarin e Lyonit. Profili i tij vlerësohej shumë nga drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta.

Arteta pati disa biseda me Fofanën, por këto kontakte nuk e bindën përfundimisht trajnerin spanjoll që ta miratonte transferimin.

Dyshimet e tij lidheshin me aftësinë e belgut për të përballuar intensitetin e lartë dhe aspektin fizik të futbollit anglez.

Për shkak të qëndrimeve të ndryshme brenda klubit, Arsenali vendosi të mos ndërmerrte hapa konkretë për realizimin e marrëveshjes.

Në këtë vendim ndikoi gjithashtu shqetësimi për respektimin e kufizimeve të shpenzimeve. Disa raportime pretenduan se londinezët ishin të gatshëm ta afronin Fofanën vetëm nëpërmjet një huazimi.

Ky pretendim, megjithatë, është hedhur poshtë nga burime pranë Arsenalit.

Fofana u përfshi më pas në një konkurrencë të fortë në merkato, ku Sunderland dhe Crystal Palace garuan për të siguruar shërbimet e tij.

Në përfundim, belgu zgjodhi Sunderlandin, pasi Lyoni pranoi një marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 35 milionë eurosh.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet