Arsenal nuk mund të fitojë Premier League? Arteta u përgjigjet kritikave

Arsenal mori një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Liverpoolit me rezultatin 3-2.

Mikel Arteta është shprehur shumë i lumtur me fitoren që ekipi i tij mori dhe me performancën e tyre.

Pas ndeshjes, Arteta ka marrë iniciativën të jap një mesazh për kritikët të cilët thonin se Arsenal nuk mund ta fitojë ligën angleze.

“Ata e kanë thënë këtë gjë për pesë vite dhe ne nuk kemi arritur ta fitojmë. Por, dalëngadalë ne jemi duke u ndërtuar në një skuadër konkurruese dhe jemi në rrugë të mirë për të shkuar lartë e më lartë.

Mirëpo, të fitosh një ndeshje të tillë, mënyrën se si kemi luajtur, tregon shumë për ne se kush jemi dhe çfarë duam, por që ende nuk jemi afër potencialit tonë që duam. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, kemi fituar çdo duel pothuajse dhe kishim kohën e pasimeve të fundit në afërsi të zonës”, është shprehur Arteta./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.10.2022 09:40