Arsenali e ka nisur me fitore kampionatin. “Topçinjtë” mposhtën 2-0 në transfertë skuadrën e Crystal Palace.
Ekipi i Arteta e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje me kokë të Martinelli. Vendasit u munduan të reagojnë, por nuk ia dolën të barazojnë.
Në fundin e ndeshjes Arsenali shënoi edhe golin e qetësisë. Guehi devijoi një top të gjuajtur nga Saka dhe autogoli i tij vulosi fatet e kësaj ndeshjeje./ h.ll/albeu.com
CRYSTAL PALACE-ARSENAL 0-2
MARTINELLI 20’, GUEHI 85’ (AUT.)