Arrestohet presidenti i klubit, goditi me grusht gjyqtarin gjatë ndeshjes

Futbolli turk është përfshirë nga kaosi dhe kjo si pasojë e incidentit që ndodhi në fund të takimit Ankaragyçy-Rizespor, ku presidenti i klubit kryeqytetas hyri në fushën e lojës dhe goditi me grusht arbitrin e ndeshjes.

Ministri i Drejtësisë në Turqi, Jilmaz Tynç ka raportuar se Faruk Koca dhe dy të tjerë janë arrestuar për dhunë ndaj një zyrtari.

Kjo gjë solli gjithashtu dhe pezullimin e kampionatit deri në një kohë të pacaktuar.

Situata e ndodhur mbrëmjen e djeshme mori një vëmendje tejet të madhe mediatike, ku nuk mungoi as reagimi i presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.

“Pa zyrtarë ndeshjesh, nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafet duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe të respektohet rreptësishtë në të gjitha nivelet”, tha numri 1 i organit më të lartë në futboll./albeu.com


Shtuar më 12.12.2023 13:48

Tags: ,
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino