Armando Broja “ngec” ndaj Newcastle, mediat britanike kritike ndaj tij

Ditën e djeshme Southampton u mposht në shtëpi ndaj Newcastle me rezultatin 1-2.

Armando Broja u aktivizua për 73 minuta e më pas u zëvendësua nga tekniku i “The Saints”. Performanca e tij la për të dëshiruar dhe mediat britanike nuk u kursyen për ta kritikuar djaloshin e talentuar.

Hampshire” ka bërë një përmbledhje të ndeshjes ku ka dhënë edhe notat e lojtarëve, ku mes tyre vihet re Armando Broja që është vlerësuar me notën 4.

“Lojtari i huazuar nga Çelsi humbi një mundësi të artë për të shënuar dhe nuk arriti të shënjestronte portën, kur i erdhi topi nga shoku i skuadrës Adams. Nuk ishte performanca e tij më e mirë ku ai nuk ishte i shpejtë mjaftueshëm që të reagonte në disa pasime nga shokët e skuadrës. Nuk shfrytëzoi disa sulme që ishin premtuese. Nuk ishte çudi që u zëvendësua”, shkruhej në vlerësimin e Brojës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 10:25