Armando Broja mbyll sezonin pas një dëmtimi të rëndë, Chelsea në kërkim të një sulmuesi tjetër

Dëmtimi në miqësoren ndaj Aston Villas në minutën e 24-të ishte diçka shumë e rëndë për të dhe për Chelsean.

Ulërimat e tij në fushën e blertë treguan qartë se dëmtimi ishte tepër serioz, dhe kështu rezultoi. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, konfirmon se lajme të këqija ka në horizont për Chelsea dhe për Brojën.

Të lidhura

None found

Fabrizio Romano thekson se Broja do të jetë jashtë pjesën e mbetur të sezonit pasi ai do të futet në operim. Talenti shqiptar ka këputur ligamentin dhe kjo është shumë e rëndë. Chelsea tashmë thuhet se është vënë në lëvizje për të transferuar një tjetër sulmues në merkaton e janarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 16:58