Armando Broja nuk po gjen paqe. Pasi u rikthye nga dëmtimi dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.
Broja u përplas me një lojtar kundërshtar (minuta 82’), duke mbetur i dëmtuar, duke u larguar nga fusha me barrelë.
Të lidhura
None found
Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, atëherë kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore.
Menjëherë futet në fushë stafi mjekësor, që iu deshën minuta të tëra për të stabilizuar me protezë këmbën e sulmuesit shqiptar.
Broja doli me barelë nga fushë mes lotësh, pasi pësoi një tjetër dëmtim të rëndë në momentin kur të gjithë prisnin që ai të kthehej në versionin e tij më të mirë.
Përshtypjet për dëmtimin nuk janë aspak pozitive, megjithëse shkalla e saktë e lëndimit do të kuptohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.
