Arlind Berisha ‘shkatërron’ kundërshtarin për vetëm 26 sekonda (VIDEO)

Luftëtari nga Kosova, Arlind Berisha është duke hedhur hapa të sigurt në karrierën e tij në MMA.

Djaloshi garon në artet marciale të përziera dhe tashmë ka filluar rrugëtimin e tij në Kampionatin Botëror. Berisha ka arritur të marrë një fitore në ndeshjen e fundit për vetëm 26 sekonda, pasi gjyqtarja u detyrua të ndërpriste ndeshjen pasi Berisha kishte vënë poshtë kundërshtarin duke i lëshuar grushtime të shpejta.

Arlindi do të tentojë që të performojë më së miri në Kampionatin Botëror të MMA-së, dhe të shpresojë se do të rënditet më lartë, për të garuar në të ardhmen me yjet e këtij sporti në UFC./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 10:38