Arijon Ibrahimovic ditën e djeshme hyri në historinë e Serisë A.
Futbollisti nga Kosova u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që realizon gol në ligën elitare italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore.
Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones, në pronësi të Bayern Munichut, e theu rekordin duke i pasuar lojtarët si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët i kishin inauguruar vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.
Trajneri Eusebio Di Francesco ia besoi pozitën e titullarit futbollistit të lindur dhe rritur në Gjermani pasi ai shënoi gol kundër Torinos në Kupën e Italisë.
Dhe, Ibrahimovic ia vlerësoi besimin trajnerit të tij me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me veprime vendimtare.
Një natë ëndrrash për talentin kosovar, i cili krahas golit, asistoi edhe për bashkëkombësin e tij, Marvin Çuni.
17 vjeçari i lindur në Nurbnerg i përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë./albeu.com