Argjentina ka arritur të fitojë sot në mbrëmje ndaj Australisë.
Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe nuk ishte një Argjentinë perfekte ndaj Australisë, ku të kaltërit e Scalonit kanë fituar me vështirësi.
Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por ishte i dukshëm presioni i lartë i ushtruar nga australianët.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57-të, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë.
Befasia vjen në minutën e 77-të, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, ku goditja e kryer devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë.
Argjentina tentoi edhe disa herë të shënonte golin e sigurisë, por nuk ia doli.
Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën./ h.ll/albeu.com
2-1
2-0
35′ 1 – 0 Lionel Messi Assist: N. Otamendi