Kombëtarja e Anglisë ka fituar në miqësoren ndaj Kombëtares së Rumanisë.
“Tre Luanët” fituan ndeshjen me rezultat minimal 1 – 0.
Ishte goli i Marcus Rashford nga pika e bardhë (68′), që i solli fitoren Anglisë.
Anglia dominoi në të gjitha aspektet, por assesi s’ia dolën të shënojnë me shumë se një herë, pavarësisht rasteve të shumta.
Jordan Henderson pati mundësi të artë, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë (78′).
Ndërkohë, edhe Rumania në disa raste mund ta ndëshkonte Anglinë, por portieri ishte gjithmonë në vendin e duhur duke bërë disa super pritje.
Për Anglinë kjo ishte ndeshja e fundit para përgatitëse para “Euro 2020”.