Anelka për Messi dhe Ronaldon: Kjo u ndodh atyre që nuk dalin para kohe në pension

Një opinion që në mos asgjë tjetër shpreh shumë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, i shprehur nga Nicolas Anelka.

I ftuar në podkastin e “Rothen s’enflamme”, sulmuesi veteran theksoi se gjendja e tyre mediokër është pasojë e pashmangshme e mos pensionimit të parakohshëm.

“Ndalova në 36, por në 32 isha në Kinë. Ajo që po përjetojnë Messi dhe Cristiano është krejtësisht e logjikshme për futbollistët që thonë “më lër të luaj edhe pak e pak më shumë” dhe qëndrojnë më shumë seç duhet. Me rastin e përjashtimit të të dyve nga Champions League, ai shtoi në mënyrë karakteristike: “Duhet të jenë të lumtur me atë që kanë arritur tash e 15 vite në futboll. Mendova se Messi do të ishte i mrekullueshëm në Francë dhe Cristiano do të kishte më shumë vështirësi në Premier League, por ndodhi e kundërta. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 16:43