Ancelotti zbulon klubin ku mund të mbyllë karrierën

Carlo Ancelotti synon ta mbyllë karrierën e tij si trajner me Realin e Madridit.

Të paktën kjo është ajo që synon tekniku italian, i cili së fundmi thekson se nuk e emocionon ideja për të drejtuar një ekip kombëtar dhe për më tepër nuk është i bindur nëse do të mbërrijë oferta e duhur.

“Ideja ime është që Real Madridi të jetë klubi im i fundit.

Nëse do të ketë një mundësi për të trajnuar një ekip kombëtar, nuk e di.

Por, në parim nuk jam shumë i emocionuar për të drejtuar një ekip kombëtar sepse do të humbisja atë që më pëlqen më shumë, që është jeta e përditshme.

Më pëlqen shumë ajo që bëj aktualisht”, u shpreh Ancelotti.


Shtuar 3.08.2024 20:00