Ancelotti është trajneri i parë që i fiton 5 kampionatet më të mira

Real Madridi, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, u shpall kampion i Spanjës në sezonin 2021/2022.

62-vjeçari italian ka arritur një arritje unike. Ancelotti është trajneri i parë në historinë e futbollit që drejton një ekip drejt kampionatit në secilën prej 5 ligave më të mira evropiane.

Italiani fitoi Serie A me Milan në 2004, Premier League me Chelsean në 2010, Ligue 1 me PSG në 2013 dhe Bundesligën me Bayern në 2017. /albeu.com/